fbpx
Lajme

Memli Krasniqi thumbon VV-në: Ju e keni traumë Thaçin

Karshi deklaratave të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për mënyrën sesi është futur në seancën e sotme rezoluta e presidentit Hashim Thaçi për kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka reaguar shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Ndërkohë që deputeti Salih Zyba, Sami Kurteshi e Liburn Aliu, paraqitën një numër pyetjesh për mënyrën sesi ka ardhur draft-rezoluta e presidentit Thaçi pa kaluar fillimisht në komision, Krasniqi ka thënë se nga kjo po nënkuptohet se këta të fundit po kanë problem me emrin e presidentit, dhe jo me përmbajtjen e propozimit të tij.

Sipas tij, është e pakuptimtë sesi deputetët po merren me procedurat sesi erdhi rezoluta e presidentit Thaçi, e jo me përmbajtjen e saj.

A e keni problem veçse rezoluta sot ka ardhur prej njeriut që e ka emrin Hashim Thaçi dhe që është president i Kosovës. Eee, këtu është turpi. Qetu është turpi. Qe, a po i sheh reagimet. Këta e kanë traumë Hashim Thaçin. Kushdo tjetër ta kish pru, këta e kishin diskutu. Por, prej Hashim Thaçit, as për Preshevë, as për Shqipëri, as për kurrgjë. Këta e kanë harruar bashkimin kombëtar kur ai ia ka nisë me e përmend, bashkimin e Luginës kur ai ia ka nisë me e përmend, pavarësinë e Kosovës. Tash, kadal veç pak se nuk mundeni me reduktu krejt tek një individ… Kallëzoni, nuk ma merr emndja që prish punë, e bëjmë kinse ju e keni bë këtë dhe ne ua votojmë”, tha Krasniqi.

E deputeti i VV-së, Liburn Aliu, tha se nuk mund t’i besojnë asnjë propozimi të presidentit Thaçi.

“Kjo mënyrë e futjes, në një mënyrë, me i fut hundët në këtë seancë që është thirrë, është plotësisht joprocedurale. Prandaj, do të ketë komision, i cili do të shqyrtojë rezolutë dhe do të sjellë në Kuvend. E tash, pse ekziston dyshimi mbi nismën e presidentit Hashim Thaçi në këtë rast? Për mua personalisht, dhe për shumë të tjerë këtu, ka një dyshim mbi çdo nismë të tij, sepse kur del që këshilltarin e vet e ka njeri të BIA-s, tregomëni pse duhet ne me i besu rezultat e tij, ku e dimë çfarë ka mbrapa tyre. Prandaj, e përcjellim me hezitim e frikë”, tha Aliu.

Pas kësaj, deputeti Ismajl Kurteshi, edhe pse lexoi pikat e rezolutës së propozuar, për të cilat u diskutua në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kjo e fundit mbet pa u votuar në mungesë të kuorumit. E si rezultat, u ndërpre edhe seanca e sotme ku u diskutua për gjendjen në Luginën e Preshevës. /N.Jakupi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close