fbpx
Lajme

Isa Mustafa flet e konfirmon se sot nuk takohet me Albin Kurtin

Përplasjet në distancë në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë që të ngrihen negociatat në mes të dy partive, pas takimit të së hënës që përfundoi pa marrëveshje për koalicion, shkruan Gazeta Express

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka konfirmuar në një prononcim për T7 se sot nuk do të takohet me të parin e VV-së, Albin Kurti.

Si arsye për shtyrje të takimit, të paraparë për sot, po shihen deklaratat e dhëna mbrëmë në Pressing të Glauk Konjufcës së VV-së.

Konjufca tha se LDK-ja ka vënë disa kushte për marrëveshje, që në këtë fazë nuk do t’i pranojë partia e Kurtit. Ata thanë se nuk do të negociojnë as me pozitën e presidentit.

Pak orë më vonë pati përgjigje nga Lidhja Demokratike, që kërkoi nga VV-ja të përmbahet nga deklaratat fyese.

Në këtë nuk u përjashtua as mundësia e shkuarjes në zgjedhje të reja. /GazetaExpress/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close