fbpx
Lajme

Haziri: S’ka kuptim pa emra të rinj në LDK, por jo me tendencë t’i largojnë ata që kontribuan

Që nga data 15 mars në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka filluar procesi zgjedhor brenda partiak.

E lidhur me gjithë këtë proces është deklaruar edhe nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri.

Sipas tij në LDK ka vend për të gjithë, por që i njëjti theksoi se për të qenë pjesë e LDK-së, duhet pasur guxim.

“Asnjë detyrë që 30 vjet në LDK nuk e kam të dhuruar unë dhe disa të tjerë, si shembull, Haki Rugova, Agim Veliu dhe disa të tjerë që është dashur të fitohet në popull vota për të hyrë në strukture, pra nuk ka detyrë të dhuruar, kur jemi bërë ministra kemi dhëne dorëheqje nga komuna kur kemi shku në komunë kemi heq dorë nga deputeti. Nga komuna e ke votën një për një, nuk ka dy vota.Në Kuvendin e Kosovës i ke votat ndryshe, por në komunë i ke një me një, pra çdo parti ka të drejtën me qu kandidat duhet një muaj me garu e një balotazh nëse duhet me kalu. Nuk ka kuptim zgjedhjet pa emra të ri, edhe në vitin 2008, 2010 emrat e ri i kanë bërë nder LDK-së, nëse po aludojmë në emra unë i përmendi edhe me emra të përveshëm”, tha Haziri në T7, transmeton Indeksonline.

Sipas tij kandidimi i emrave të rinj më parë i kanë bërë nder LDK-së, por i njëjti tha se është një gjeneratë e cila ka dhënë shumë për LDK-në si fillim e që kanë mbetur jashtë saj.

“Edhe kandidimi i Vjosa Osmanit i ka bërë nderë LDK-së edhe i Arban Abrashit edhe i Lumir Abdixhiku e Driton Selmanit pra s’kanë kuptim zgjedhjet në LDK pa emra të rinj. Se përmenda emrin e Arben Gashit, emër i ri që ka ardh në 2010 pra është gjeneratë e dytë në LDK, pasi babai i tij ka qenë më herët. Nuk ka tendenca me nxjerrë se pse, është e mirë se gjithmonë duhet me qenë arsye për me hap dyer, pra s’ka kuptim këtë vit të mos ketë emra të rinj, por jo me tendecë me largu njerëz që kanë kontribut, pasi kemi gjeneratën e kontribuuesve që po ndihen të injoruar, të përjashtuar. Kemi një gjeneratë të LDK së që kanë mbet jashtë, për shkak të këtyre që janë brenda tash.Nga Fatmir Sejdiu, Sabri Hamiti, Ecrem Kryeziu e njerëzit që i kanë dhënë shumë kësaj parti, Edita Tahiri e shumë emra të tjerë duhet të mendojmë se pse këta nuk janë pjesë e saj”, shtoi Haziri.

Haziri tha gjithashtu se udhëheqja e LDK-së s’ka të bëjë me faktin e të qenurit i ri, duke marrë shembull presidentin historik, Ibrahim Rugova, ku shtoi se ai kishte marrë udhëheqjen e LDK-së në moshën 44 vjeçare.

“Ibrahim Rugova është i lindur më 2 dhjetor 1945, ka qenë 44 vjeçar kur e ka themelu LDK-në dhe shumica kanë qenë më të ri se ai me moshë, por themeluesi i LDK-së është 44 vjeçar që iu përballë një sistemi federal të fuqishëm dhe që ka plasuar idenë e tij dhe ka udhëhqur, pra s’ka të bëjë me moshë.Me qenë në LDK duhet me pas guxim për me hy në valle. Gjithmonë ka me pas sponsor politikë për emra të rinj, njerëz të rinj dhe jam i bindur që ky disponim është në LDK, por jo me motivacion dhe me ambicie ku dikush do që hapësirën ta marrë për veten. Kjo parti  ka asete brenda Kosovës, pra LDK është përtej vetvetes. Pas Ibrahim Rugovës kërkush në Kosovë nuk i ka fituar zgjedhjet, LDK është që 12 vjet në opozitë, popullata të ka qit në opozitë, pra votat të kanë nxjerrë në opozitë.Në LDK ka vende për të gjithë”, tha Haziri./Indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close