fbpx
Lajme

Blerim Rexha godet ashpër rektorët

Blerim Rexha, ish kryetar i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ka reaguar ashpër ndaj rektorëve, në profilin e tij në fejsbuk.

Ja postimi i tij i plotë;

Nëse i keni pa rektorët diku …

Konferenca e Rektorëve të Kosovës u themelua në vitin 2016, nje vit pasi Agjencia e Kosovës për Akreditim u anëtarësua në EQAR, më qellim të harmonizimit të politikave të arsimit të lartë ndaj zhvillimeve dhe kërkesave të tregut të punës dhe shoqërisë.

Nëse i keni pa diku rektorët e universiteteve publike, anëtarë të Konferencës se Rektorëve, tregojuni që Agjencia është përjashtuar nga EQAR dhe ky vendim i prek më së shumti 100.000 (100 mijë) studentët e tyre. Tregojuni rektorëve që pasi studentët e tyre të marrin vizat, me vendimin për përjashtim nga EQAR, ata i pret edhe sfida e radhës dyshimi për validitet të diplomave të nënshkruara nga rektorët! Tregojuni rektorëve që tani e tutje do të kenë të vështirë bashkëpunimin me institucione Europiane të arsimit të lartë, do ta kenë më të vështirë, tani e tutje, edhe shkëmbimin e studentëve edhe stafit akademik. Vazhdimi i studimeve jashtë Kosovës, gjegjësisht njohja e diplomave nga Kosova, tani e tutje do jetë edhe më e vështirë.

Tregojuni rektorëve, nëse i shihni diku, se ata nuk do të mund të shpallin konkurs për pranim të studentëve të rinj, sepse këtë vit siç po duket nuk do të ketë kush t’i akreditojë programet e tyre. Tregojuni rektorëve që cilësia në arsimin e lartë nuk arrihet me heshtje, përkundrazi ata kanë obligim të reagojnë dhe ngrisin zërin lartë ndaj shkatërrimeve të sistemit të arsimit të lartë, siç është rasti i përjashtimi të Agjencisë nga EQAR. Tregojuni rektorëve që “Liria e shprehjes” është garantuar edhe me Kushtetutën e Kosovës (Neni 40)!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close