Ish-ushtari i KFOR-it kujton luftën në Kosovë, publikon foto të 99-tës me fëmijë

Ish- ushtari i KFOR-it, Kenneth Andresen, tani profesor në Universitetin e Agder të Norvegjisë, ka publikuar disa fotografi nga 12 qershori i vitit 1999 kur trupat e NATO-s kanë hyrë në Kosovë, duke i dhënë fund kështu gjenocidit serb mbi shqiptarët.

Në fotografitë e publikuara në Twitter, Andersen, shpërfaqë gëzimin e fëmijëve kosovarë me rastin e hyrjes së trupave të KFOR-it britanik në Kosovë.

Andresen në përshkrimin e aktiviteteve të tij, deklaron se është edhe koleksionues i kartolinave nga Kosova.

Madje ai është aq i lidhur me Kosovën, saqë përmes postimeve ka treguar se edhe bën tifo për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *