fbpx
Lajme

Donika Gërvalla dikur: Ramushi është kriminel ordiner, Dauti është vrasës

Donika Gërvalla kishte akuzuar në mënyrën më të ashpër figurat kryesore të UÇK-së. Ne po ju sjellim në kujtesë disa nga akuzat monstruoze që Donika Gërvalla ka bërë ndaj vëllezërve Haradinaj.

Donika Gërvalla, bija e heroit të Kosovës, Jusuf Gërvalla, përmes një postimi kishte pyetur Daut Haradinajn, njëherit vëlla i Ramush Haradinajt, se si e kujton Rexhë Osajn, ushtarin e vrarë të Ibrahim Rugovës, duke e quajtur edhe vrasës Dautin.

Krejt kjo kishte ardhur pasi Daut Haradinaj, përmes një videospoti e kishte kujtuar Presidentin Rugova.

“Po Rexhë Osajn, ushtarin e Presidentit Rugova, si e kujton ky vrasës. Edhe atë me shumë dhimbje? Zgjedhjet në Kosovë e marrin kuptimin e plotë vetëm atëherë kur ligji ia ndalon kandidimin gjithkujt që është i dënuar për një vepër të konsiderueshme penale, e aq më tepër dikujt që është i dënuar për vrasje. Gjithçka tjetër është thjesht farsë”, ka shkruar Gërvalla

Mendoj që Beogradi më konsideron kriminel, por zonja Gërvalla ka gabuar, kishte thënë Daut Haradinaj.

Sipas saj, Haradinaj është kriminel ordiner që bëri pazare me ato toka “si t’ua kishte falë baba”.

“Votën time s’e ke marrë kurrë dhe s’e merr sa t’jetë jeta, por ata që ta kanë dhënë, sot e panë se çka i ndodh një vendi e një shoqërie, kur në krye të qeverisë e ka një kriminel ordiner si ti. Pis bre!”, kishte shkruar më tej ajo në Facebook.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close