Zv.ministrja Elezi takon kreun e Strugës, Merko

Në kuadër të aktiviteteve të saja, zv.ministrja e financave Dr. Shiret Elezi dje në Strugë ka takuar kreun e komunës z. Ramis Merko me të cilin kanë diskutuar mbi projektet të cilat janë realizuar dhe pritet të realizohen në vazhdim në kuadër të kësaj komune në pajtim me Bankën Botërore ku pritet të bëhet përmirësimi i shërbimeve komunale.

Zv.ministrja Elezi gjithashtu e ka informuar Merkon në lidhje me projektin e fundit që është ndërmarë nga qeveria përkatësisht nga ministria e financave në lidhje me ndihmën financiare që qeveria përmes ministrisë së financave ka vendosur që të ju ndajë komunave për shlyerje të borxheve me qëllim të përmirësimit të shërbimeve komunale.

Elezi njëkohësisht ka pritur sugjerimet e Merkos që ka pasur për dikasterin e financave në lidhje me projektet në vazhdim që ka kjo komunë, derisa zv.ministrja është zotuar që bashkëpunimi i pushtetit lokal me atë qendrorë do të rritet edhe në periudhën në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *