Zv.ministrja Elezi në tryezën për revizionin mbi financimin e partive politike shprehu pritshmëri që institucionet të bashkëpunojnë mes vete

Zëvendës ministrja e financave Dr. Shiret Elezi sot ka marrë pjesë në tryezën e organizuar për revizionin dhe financimin e pative politike dhe kampanjat zgjedhore, eveniment i organizuar nga ana Entit shtetërorë për evizion.

Zv.ministrja Elezi në tryezën për revizionin mbi financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhor shprehu pritshmëri që edhe institucionet e tjera të punojnë si Revizioni dhe të bashkëpunojnë me institucionet tjera.

“Enti shtetëror i revizionit është shembull për funksionim e institucioneve të pavarura që punohet në dobi të shoqërisë duke pasur parasysh hapat pozitiv që vendi bën në procesin e eurointegrimeve”, thekson kështu zv.ministrja Elezi.

Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi, euro ambasadori Samuel Zhbogar si dhe shumë personalitete të sferave të ndryshme në vend.

Ndryshimet e miratuara në korrik, pas takimit të liderëve, u mundësojnë partive politike që në vend të 1.8 milion eurove nga buxheti i shtetit të marrin 4.5 milion euro në vit. 30% e këtyre mjeteve do të shfrytëzohen nga partitë e vogla kurse 70% nga partitë që kanë këshilltarë dhe deputetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *