Zv.ministrja Elezi në debatin për amandamentet e Buxhetit për vitin 2019 sqaron se Qeveria realizon projekte në komunën e Gostivarit

Sot gjatë debatit mbi amandamentet e buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2019 zv.ministrja Shiret Elezi gjatë debatit sqaroi se Qeveria me mjetet e buxhetit realizon edhe projekte në komunën e Gostivarit.

Kështu, gjatë vitit 2016 është bërë gati dokumentacioni për realizimin e rrjetit të kanalizimit për 20 vendbanime në komunën e Gostivarit përfshirë këtu fshatrat Banjicë e epërme, Balin Doll, Cajl, Debresh, lagja Cigllana dhe Fazaneria, Forinë, Zhivko Vrajkovski, Branko Stoev, Vardaska, Drago Todorovski, tek lumi Vardar, Banjeshnicë, pjesa lindore e hekurudhës dhe ajo jugore e lumit, Mladen Simonovski), projekt ky në vlerë prej 7.2 milion euro, mjete këto të siguruara nga buxheti i shtetit dhe Agjencioni zviceran dhe KfË si fazë e parë e realizimit të projektit gjatë vitit 2015-2016 kur komuna përgaditi dokumentacionin teknik.

Ministria e financave gjatë korrikut të vitit 2018 ka vazhduar afatin e mjeteve faza 1 hapi i dytë, dhe ka mbetur tash që autoritetet lokale përfshirë   komunën e Gostivarit dhe ndërmarrjen publike që të realizojnë pjesën e mbetur, ndërkohë që zv.ministrja Shiret Elezi nuk pranoi amandamentin e deputetit Syrja Rashidi duke sqaruar kështu se mjetet shteti i ka siguruar për 20 vendbanime konkrete për qytetarët dhe kërkesa e tij nuk mban pasiqë mjetete në vlerë prej 7.2 milion euro varen se si do të përdoren nga komuna e Gostivarit.

Ndërkohë që nga analiza e bërë në teren deri më sot nuk ka asnjë projekt infrastrukturorë të realizuar vetëm nga kreu i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *