Zv.ministrja e financave Elezi pjesëmarëse në Konferencën e parë globale për bashkëpunim në tatim në Nju Jork

14 shkurt 2018, SHBA- Zëvendës Ministri i financave Shiret Elezi mer pjesë në Konferencën e Parë Globale e Platformës për Bashkëpunim mbi Tatimet – Tatimet dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm që mbahet në Nju Jork (SHBA)​që organizohet nga Kombet e Bashkuara, Banka Botërore, Fondi Monetar ndërkombëtar dhe Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Në Konferencë do të shqyrtohen drejtimet kryesore për politikën dhe administrimin e taksave të nevojshme për të përmbushur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).

Sesionet e konferencës do të mbulojnë pesë fusha tematike nga mobilizimi i burimeve vendore dhe shteti, roli i taksave në mbështetjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike, investimeve dhe tregtisë, dimensionet sociale të taksave (varfëria, pabarazia dhe zhvillimi njerëzor), zhvillimi i kapaciteteve tatimore,bashkëpunimi tatimor.

Konferenca do të mbështetet në dialogun global mbi taksat, dhe njohuritë dhe pikëpamjet nga konferenca do të ndihmojnë në informimin dhe formësimin e punës së ardhshme të Platformës për Bashkëpunimin mbi Tatimin -PCT dhe anëtarëve të saj. Konferenca gjithashtu synon të ofrojë udhëzime për vendet e ndryshme dhe palët e tjera të interesit për mënyrën se si të synojnë më mirë përpjekjet tatimore për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).

Në konferencë marrin pjesë Ministrit e financave nga e gjithë Bota, dhe përfaqësues të lartë politik.

Konferenca është mundësi të realizohen edhe takime bilaterale në drejtim të forcimit të bashkëpunimit midis Ministris së financave dhe institucioneve tjera.

Komentoni lajmin...