Zv.ministrja e financave Elezi në Saraj promovon projektin për shërbime komunale në vlerë prej 7.3 milion denarë

Në kuadër të projektit për përmirësimin e shërbimeve nëpër komuna, zëvendës ministrja e financave Dr. Shiret Elezi ka qëndruar në komunën e Sarajit ku edhe është bërë promovimi i projektit të financuar përmes MSIP dhe IPA  mjete këto nga Banka Botërore dhe BE në bashkëpunim me Ministrinë e financave.

“Sot në komunën e Sarajit kam nderin të promovojmë poashtu projektin e rradhës të rëndësishëm të realizuar nga mjetet e Bashkimit Europian së bashku në ,,Projektin e përmirësimit të shërbimeve të komunave – MSIP”, të financuara nga Banka Botërore për furnizimin e maqinerisë speciale për mbledhjen e mbeturinave dhe kontenjerave për mbledhjen e të njejtëve në vlerë prej 7.3 milion denarë në territorin e komunës së Sarajit”, kështu ka theksuar gjatë promovimit të këtij projekti, zv.ministrja Elezi.

Shfrytëzues të këtyre granteve janë gjithsej 78 komuna prej të cilave 61 janë komuna rurale ndërsa 17 janë komuna urbane. Me IPA grantin finansohen projekte infrastrukturore që sigurojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, zhvillimin social dhe territorial të vendit dhe ndikojnë në zvogëlimin e dallimeve rajonale përmes ndërtimit dhe përmirësimin e infrastrukturës e mjediseve rurale.

Që nga muaji korrik i vitit 2018, të gjitha 78 komunat nënshruan marrëveshje për IPA grant me Ministrinë e Financave. me çrast disa komuna marrin pjesë me më shumë se një nën-projekt dhe kanë projekte në faza të ndryshme të zbatimit. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët në këtë fshat dhe konfirmon angazhimin e Qeverisë për të mbështetur projektet e ndryshme te komunave.

 

“Bashkimi Europian (BE) ofroj 15.5 milionë euro për zhvillim të infrastrukturës rurale. Vlera e përgjithshme e programit, duke përfshirë bashkëfinancimin nga ana e buxhetit te shtetit  është 20.667 milionë euro. Programin e zbaton Ministria e Financave dhe ai administrohet nga ana e Bankës botërore. Këto mjete janë ndarë për komunat në formën e granteve dhe duhet të kontribuojë për përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale”, theksoi kështu zv.ministrja e financave Elezi.

Përveç kësaj, në kuadër të komponetit IPA, janë siguruar mjete për realizimin e projekteve komunale me energji-efektive përkatësisht ngritjen e sistemeve fotovoltaike në ndërtesat publike. Ме këtë aktivitet do të përfshihen 36 komuna 4 rajoneve me BPV më të ulët për banorë. Sipas aplikimeve komunale, sistemet fotovoltaike do të vendosen në objektet e shkollave, stacionet e mbrojtjes nga zjarri, ndërtesa administrative, stacione pastrimi dhe kështu me rradhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *