Zv. ministri i Arsimit, Ademi mori pjesë në hapjen e programit “MoneyGram Cares“

Nxënësit е klasës së  parë në 366 shkolla ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe, do të furnizohen me 60.000 libra me fotografi me qëllim të arritjes së aftësive për lexim.

Ky aktivitet është pjesë e projetit të Fondacionit për inicinativa arsimore dhe kulturore “Hap pas Hapi” dhe fondacionit “MoneyGram”, qëllimi i së cilës është përmirësimi i shkathtësive matematikore dhe gjuhësore të nxënësve.

Projekti u promovua sot, ngjarje në të cilën mori pjesë edhe Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, i cili me këtë  rast falenderoi realizuesit e projektit dhe gjithë faktorëve shoqëror të cilët në mënyra nga më të ndryshme japin kontributin e tyre në përmirësimin e silësisë së sistemit arsimor, që njëherit është prioritet i lartë i qeverisë aktuale.

Zëvendës ministri Ademi apeloi deri te mësimdhënësit qē t’i zbatojnë dhe t´u pērmbahen rregulloreve për përdorimin e këtyre mjeteve ndihmëse, siç tha ai, orët mësimore do të bëhen më kreative dhe argëtuse, gjë që sjell interes më të lartë për femijtë.

Komentoni lajmin...