Zv.kryeministri Osmani nesër në Bruksel prezanton kapitulin e 24, takon edhe Hahnin

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në rolin e negociatorit Kryesor dhe shefit të delegacionit shtetëror për negociata me BE-në, nesër, e hënë, 12 nëntor, do ta kryesoj delegacionin shtetëror- qeveritar në Bruksel në sesionin e punës me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, ku do të prezantohet kapitulli 24 – e drejta, liria dhe siguria.

Gjatë takimit, Osmani do të mbajë brifing joformal me përfaqësuesit e Grupit punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, ku do të prezantohet edhe Plani 18, si dhe do të ketë takim pune me Eurokomisionerin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *