Zëdhënësi i qeverisë, Hoxha: Ka mbetur vetëm precizimi i datës për mbledhjen e përbashkët me Kosovën

Askush zyrtarisht nuk e dinë se kur do të mbahet takimi mes qeverisë së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës. Takimi i caktuar për qërshorin e këtij vitit nuk u mbajt dhe u anulua për kohë të pacaktuar, mirëpo sipas zëdhënësi të Qeverisë Muhamet Hoxha, të gjitha përgatitjet për organizimin e mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Republikës së Kosovës, kanë përfunduar tashmë dhe vetëm pritet të precizohet data e saktë.

“Pikat dhe fushat që do të jenë pjesë e diskutimit janë definuar dhe e vetmja gjë që ka mbetur është precizimi i terminit të saktë për mbajtjen e mbledhjes që duhet të jetë e dakorduar nga ana e dy qeverive të të dy shteteve”, kështu ka theksuar për Lajmpress, zëdhënësi qeveritarë Muhamet Hoxha, duke shtuar se ky takim pritet që të thellojë edhe më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ai thotë se presin që mbledhja e përbashkët në mes dy qeverive, në mënyrë plotësuese do të thellojë bashkëpunimin në mes dy vendeve fqinje dhe do të intensifikojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, pa treguar ndonjë datë të saktë se kur do të mbahet dhe pse paraprakisht ka dështuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *