Xhensila dhe Besi edhe me një ceremoni martesore të radhës? (Foto)

Xhensila Myrtezaj dhe aktori Besi ishin çifti më i përfolur përgjatë këtyre ditëve.

E gjithë kureshtja u drejtua tek këta të dy pas ceremonive martesore që bënë për disa ditë me radhë.

Siç duket këngëtares dhe aktorit nuk i mjaftuan tri netët e dasmave pasi diçka e tillë do të bëhet sërish.

Siç mëson Indeksonline, dyshja do të realizojnë edhe një ceremoni martesore, këtë herë në Kishë.

Besi njihet si njeri shumë i përkushtuar në besimin krishterë dhe sigurisht nuk do të lejonte që t’i ikte një ceremoni e tillë me rastin e martesës së tij me Xhensilën.

Duhet përkujtuar që ceremonitë e dyshes ishin shumë luksoze dhe të kuruara deri në detajin e fundit.

Xhensila në pothuajse secilën natë dukej si një Princeshë e vërtetë e se si do të duket në ceremoninë e martesës në Kishë,mbetet të shihet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *