Vetëvendosje ‘shtrin dorën’ për ndihmë: Kërkon para nga qytetarët për fushatë

Edhe këto zgjedhje Lëzivja Vetëvendosje ka kërkuar para nga qytetarët e Kosovës për fushatë, duke thënë se nuk pranojnë financime të tjera nga ‘persona ose biznese të dyshimta’, shkruan Gazeta Metro.


VV përmes një njoftimi i është drejtuar qytetarëve për mbështetje financiare duke thënë se është e domosdoshme të fitojnë zgjedhjet, pasi qeveria Kurti do të jetë momenti i kthimit të Kosovës kah e mbara.

E për këtë, ka lanasuar edhe një platformë online, në web faqen e tyre zyrtare.

Të dashur miq e mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si në çdo zgjedhje, ne i drejtohemi qytetarëve për mbështetje financiare. Si subjekti më transparent në Kosovë, ne e kemi patur një mbështetje financiare në rritje, e cila është përkthyer edhe në rezultat më të mirë elektoral. Kësaj radhe fitorja jonë është e domosdoshme, për ta çliruar shtetin e Kosovës nga kapësit e korruptuar e kriminalë.

Ne nuk pranojmë financime nga persona apo biznese të dyshimta. Nuk pranojmë shuma të mëdha. Fuqia jonë bazohet në ndihmat e vogla, që na i jepni shumë prej jush”, thuhet në njoftimin e partisë së Albin Kurtit.

Kujtojmë se një nismë të njëjtë, Vetëvendosje e ka ndërmarrë edhe vite më parë, për të cilën shpeshherë u akuzua se po kërkon para nga populli i Kosovës, për të cilët disa herë zyrtarë të saj janë shprehur se jeton në gjendje të mjerueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *