Vërshohet fshati Shemshovë, kryetari i komunës Blazheski mbikqyr situatën

Për shkak të ngritjes së temperaturave dhe shkrirjes së borës në bjeshkë ka ardhur deri në rritjen e nivelit të lumenjëve në vend dhe daljes së tyre nga shtrati në disa pjesë të komunës së Jegunovcës.

Kështu, sot kryetari i komunës së Jegunovcës Darko Vlazheski dhe një pjesë e këshilltarëve të komunës kanë qëndruar në fshatin Shemshovë si një nga vendet e goditura nga vërshimet.

Duke realizuar takime me banorët e fshatit me qëllim që të analizojnë dhe vlerësojnë pikat kritike dhe zgjidhjen e të njejtave ndërsa janë angazhuar edhe maqineri për sanimin e dëmeve.

Komentoni lajmin...