Veliu, Beqiri e Abrashi po e sabotojnë Vjosa Osmanin

Tashmë ka disa ditë që Lidhja Demokratike e Kosovës ka nominuar kandidaten për kryeministre në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Por uniteti i LDK-së duket të jetë shumë i diskutueshëm për shkak të konkurencës së madhe brenda kësaj partie qysh nga koha kur udhëheqjen e kësaj partie e mori Isa Mustafa shumë vite më parë, shkruan gazeta online veriu.info.

Nga burimet në terren mësohet që kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, nuk ka mbështetjen e të gjithë figurave të rëndësishme të LDK-së, të cilët qysh nga dita e nominimit kanë filluar ta sabotojnë atë.

Mësohet se tre nga figurat kyçe që po sabotojnë kandidaturën e Vjosa Osmanit janë Agim Veliu, Ismet Beqiri dhe Arban Abrashi.

Strategjia e Agim Veliut duke sabotuar kandidaten e LDK-së, është që përmes dështimit të saj në këto zgjedhjet t’i sigurojë vetes të ardhme politike brenda kësaj partie duke eliminuar njërën nga figurat më premtuese viteve të fundit për të marrë drejtimin e LDK-së, mëson veriu.info/

Sabotimit të Vjosa Osmanit i është bashkuar edhe një nga figurat më të rëndësishme të kësaj partie në të kaluarën, Ismet Beqiri, që dikur ishte kryetar i Komunës së Prishtinës.

Beqiri si duket për shkak të inateve personale me kryetarin e LDK-së Isa Mustafën, ka vendosur që ta sabotojë kandidaten e LDK-së për kryeministre. Krejt kjo për shkak se kryetari Mustafa që nga ardhja në krye të LDK-së kishte minimizuar rolin politik të tij brenda kësaj partie, duke e bërë një nga figurat tretësore.

Këtij grupi i bashkohet edhe Arban Abrashi, i cili humbi zgjedhjet lokale të vitit 2017 përballë Shpend Ahmetit me një diferencë prej pak votash.
Si duket Abrashi nuk harruar sabotimin që i kanë bërë në këto zgjedhje Vjosa Osmani dhe Lumir Abdigjiku duke ia pamundësuar fitoren përballë kandidatit të VV-së, Shpend Ahmeti, mëson veriu.info.

Nga burimet në terren mësohet se kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, do të dalë keq me vota në qytetin e Podujevës dhe Prishtinës./veriu.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *