fbpx
Lajme

Mediumet greke i kaplon inati: Origjina e shqiptarëve është nga Azerbajxhani

Nga mediet greke, vjen shkrimi që “analizon” origjinën e shqiptarëve, me pretendimin se janë popull i ardhur në rajonin e Ballkanit. Duke iu referuar teksteve  të tyre të vjetra, dalin në një ndër përfundimet, se origjina e shqiptarëve është nga Azerbajxhani.

Krahas kësaj, nuk mungojnë as pretendimet se shqiptarët janë piratë. Ndërsa në fund të artikullit, për arsye që ende nuk dihet, shkruhet për spitalin e Fierit, i cili është ndërtuar nga Turqia. Lidhja mes origjinës së shqiptarëve dhe spitalit të ndërtuar nga presidentit turk Recep Tajip Erdogran? Këtë e dinë vetëm historianët e vendit fqinj.

Shkruan “Protothema”:

Një nga temat që ka ngjallur interes për shumë shkencëtarë të njohur, është origjina e shqiptarëve. Janë formuluar shumë teori të ndryshme. Fatkeqësisht, mungesa e burimeve për një kohë të gjatë në histori, ngjall dyshime dhe pikëpamje të ndryshme. I pari që përmend një fis të quajtur ‘shqiptarë’ dhe një qytet të quajtur Albanopolis, është Ptolemeu (rreth viteve 100-170), në veprën e tij “Nënshtrimi gjeografik”.

Shqiptarët jetonin në zonën lindore të detit Jon. Sidoqoftë, siç shkruan JJ Wikes në veprën e tij “The Illyrians” (1992): “Nuk mund të jemi të sigurt, se Arvanoni ‘i përmendur nga Anna Komnini” dhe Albanopolisi i Shqiptarëve, për të cilat shkruan Ptolemeu, janë identike. Albanopolisi ndodhet në fshatin Zgerdes, në afërsi të qytetit të Krujës, në Shqipëri. Sidoqoftë, referencat e para për shqiptarët e sotëm, janë në një tekst anonim bullgar të shekullit XI dhe në veprën e Michael Attaleiatis (1022-1080).

Prokopios dhe Zakaria për shqiptarët

Shqiptarët pretendojnë se janë pasardhës të Ilirëve, që jetonin në pjesën veriperëndimore të Gadishullit Ballkanik. Por, nuk paraqesin prova për këtë, ndërsa nuk ka asnjë “monument” të shkruar nga gjuha ilire, që do të na ndihmonte të nxjerrim disa përfundime.

Ekziston një boshllëk i madh, në burimet referuar mesjetës. Në artikullin tonë, për vllehët e Shqipërisë, i ishim referuar Prokopit, historianit të shekullit të 6-të pas Krishtit. Kjo referencë i bëhet veprës së librit të pestë të Prokopios “Pro Bellos Logos” (“De Bellis”), nga tetë gjithsej, i cili, i referohet luftës midis Bizantinëve dhe Gotëve (“De Bello Gothico”), gjithashtu si tre librat e tjerë, i gjashti, i shtati dhe i teti. Ishte një surprizë e këndshme për ne, kur zbuluam se në të njëjtin libër, ka një referencë për shqiptarët që, me gjasë, nuk ishte theksuar deri më tani.

Le të shohim përkthimin e këtij vargu “Ndërsa Pjetri ishte tashmë në Shqipëri, ai e thirri për ta pyetur nëse besonte se perandori (n. Justiniani I) do të ratifikonte traktatin e tyre.

Pjetri u përgjigj se, ky ishte mendimi i tij, që ai do ta ratifikonte)”.

Po ku ishte kjo Shqipëri, të cilës i referohet Procopius?

Në të njëjtën revistë (“Bizantine Mixed”), bëhet fjalë për një bastisje nga Hunët (545) mbi Ilirinë. G. Kardaras, shkruan: Në një sulm tjetër (Hunët), pasi plaçkitën Illyricumin dhe Thesalinë, kapërcyen fortesën dhe rojën e Termopileve dhe arritën në Isthmus të Korintit. Në vitin 545, bastisja e Hunëve mbi Ilirët, i detyroi ushtarët ilirë të largoheshin nga radhët e ushtrisë bizantine në Itali dhe të ktheheshin me ngut në tokat e tyre.

Çfarë mendojnë gjuhëtarët, për “djepin” e shqiptarëve

Një shkencë shumë e rëndësishme, që me gjetjet e saj ka kontribuar dukshëm në zgjidhjen e çështjeve historike kronike, është gjuhësia. Le të mos harrojmë, për shembull, se falë gjuhësisë është zbuluar se, India është “atdheu” i romëve. Le të shohim mendimin e dy gjuhëtarëve të shquar, të huaj, (dhe të paanshëm) për “atdheun” e shqiptarëve.

John Bassett Trumper ka studiuar gjuhën shqipe, për më shumë se 20 vjet. Ai beson se paraardhësit e shqiptarëve të sotëm, mbërritën në Shqipërinë e sotme, pas vitit 500 pas Krishtit, të shtypur nga sllavët. Djepi i tyre i dikurshëm ishte një zonë e gjerë në veri të Kosovës, e kufizuar nga gjermanët dhe keltët në veriperëndim dhe popujt balltikë në Veri. Një nga argumentet kryesore të Trumperit dhe jo vetëm, është mungesa e terminologjisë së mirëfilltë detare shqiptare. Pra, sipas tij, paraardhësit e ilirëve shqiptarë, ishin jo vetëm një popull detar, por edhe piratë të tmerrshëm të antikitetit.

Gjuhëtari i dytë i shquar, hollandezi Michiel de Vaan, u referohet mijëra toponimeve sllave në Shqipëri.

De Vaan citon shembuj të fjalëve të zakonshme, midis shqipes e rumanishtes, duke përforcuar pikëpamjen e atyre që besojnë se, shqiptarët, fillimisht kanë jetuar në një zonë afër Rumanisë së sotme.

Ndërsa profesori turk Ahmet Aydinli, pretendon se “shqiptarët e sotëm, nuk kanë asnjë lidhje me ilirët, por nga të gjitha pikëpamjet, ata dëshmojnë se janë plotësisht turq dhe se Azerbajxhani i sotëm, ishte athdheu i tyre.

”Por, kjo pikëpamje refuzohet nga neveri nga shqiptarët…

Spitali turk në Fier

E mbyllim artikullin tonë, duke iu referuar spitalit të ri, ndërtuar nga Turqia në Fier, Shqipëri.

Ishte njoftuar nga Edi Rama, pas vizitës së tij në Turqi, në janar 2021. Në fakt, ishte thënë nga Kryeministri shqiptar, se ai do të ishte gati pas 3 muajsh dhe se kostoja arrinte në 70 milion euro!!! Por duke parë spitalin e gatshëm, zbuluam se nuk ka asnjë lidhje me modelin. Spitali është një ndërtesë përdhese, që siç u informuam, është bërë prej llamarine! https://konica.al/2021/06/nga-origjina-e-hershme-e-shqiptareve-deri-te-spitali-i-ri-i-fierit/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close