fbpx
Lajme

Rrethojat i hoqi Sveqla, Kurti s’i ndal protestat: Unë nuk mund t’i ndaloj protestat e qytetarëve

Kryeministri në detyrë sot para mediave në konferencë për shtyp tha se nuk mund t’i ndaloj protestat e qytetarëve pasi ata nuk mund t’ju ndalojnë lirinë e shprehjes, megjithëse qeveria e tij ishte ajo që vendosi masat e ndalimit të qarkullimit, të çuditshme për shumë kë, transmeton Gazeta Metro.

“Unë nuk dua të ndaloj dhe nuk mund t’i ndaloj qytetarët që të shprehen pasi e kanë të garantuar të drejtën e tyre”.

Ai ankua edhe pi ankua edhe për thirrjen e prokurorisë ndaj këshilltarit të tij Shkëlzen Gashi për intervistë.

Tash jemi në një situatë pandemie ku duhet të respektohen masat dhe vendimet e Shëndetësisë por nuk është se arrit të i ndjek rrjetet sociale urojmë që sikurse e thirrën këshilltarin Shkëlzen Gashi shpresoj të mos ketë prokuror e polic që të mos i thërrasim në biseda informative, bisedat informative i përkasin shekullit të kaluar”, ka thënë ai.

Kurti vazhdoi me ankesat edhe ndaj tani kandidatit për kryeministër nga LDK, Avdullah Hotit, për të cilin u shpreh ishte destruktiv dhe fliste për të si gjoja një komplotist që dëshironte të pengonte, siç tha Kurti, ‘qeverinë më të suksesshme të pasluftës’.

“Njeriu më destruktiv gjatë qeverisjes, e kishte si një kovë me rërë vazhdimisht ne dorë dhe ua hedhte rrotave të qeverise më të suksesshme të pasluftës. Ta keni parasysh që nuk është as ndër 10 njerëzit më të votuar”, ka thënë Kurti në konferencë për media./gazetametro.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close