Trump dëshiron marrëveshje brenda muajsh për Kosovën, Grenell ka mandat të plotë për ta arritur

Revista amerikane Bloomberg mëson se i Dërguari i Posaçëm, Richard Grenell, ka mandatin e plotë nga Presidenti Amerikan, Donald Trump, për arritur një marrëveshje urgjentisht për Kosovën, brenda muajsh, transmeton Gazeta Metro.


Emisari i ri i SHBA’ve për Kosovën ju është caktuar detyra dhe i është dhënë mandat i plotë për të arritur një marrëveshje mes Prishtinës dhe fqinjëve të tyre Beogradit sa më shpejt e mundur, sipas një zyrtari të afërt me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nuk deshi të emërohet.

Richard Grenell, i cili është po ashtu edhe Ambasador i SHBA’ve në Berlin, foli me Thaçin në Prishtinë të mërkurën, po ashtu edhe me zyrtarë të tjerë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të fundjavës.

Sipas zyrtarit, Grenell ka thënë se mosmarrëveshja me dy fqinjëve është rast urgjent që duhet gjetur zgjidhje brenda muajsh. Të dy palët i ndalën bisedimet vitin e kaluar që ishin provë për të nisur bashkëpunimin pas luftës së 1998-1999 dhe shpalljes së mëtejme të pavarësisë së Kosovës.

Grenell po ashtu takoi edhe fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin dhe kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, që pritet ta zëvendësoj Kurtin. Ambasadori nuk ka dhënë detaje se si mund të dukej marrëveshja potenciale që mund të arrihet tha zyrtari. Ideja shkëmbimit të territoreve qarkullon ka kohë tani, por ka hasur në kundërshti të madhe nga nacionalistët e dy palëve dhe BE’së.

Grenell do të udhëtojë për në Serbi të enjten, ku do të takojë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic.

Vizita e Emisarit Amerikan mund të shënoj një ndryshim të kursi, me një BE që me vite ka ndërmjetësuar bisedimet mes armiqve të vjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *