fbpx
Lajme

Krasniqi: Kur Haradinaj e kishte problemin me KFOR-in rus, ia kam organizu 1000 qytetarë në Malishevë

Aktivisti i Vetëvendosjes, Dardan Krasniqi, i cili njëkohësisht është edhe kunati i Ministres Albulena Haxhiu dhe ish ushtar i UÇK-së, ka treguar për kanal10 se ka ndihmuar Ramush Haradinajn pas arrestimit të tij nga KFOR-i rus.

Jam njeri që kam organizu ushtarë në Malishevë në kohën kur z. Haradinaj ka mbetë me 50 ushtarë, na kemi qu ushtarë prej Malisheve në Jabllanicë. Po e them për herë të parë në këtë studioi që kur e ka pasur problemin Ramush Haradinaj me KFOR-in rus në Malishevë ja kam organizu mbi 1000 qytetarë dhe ja kam futë KFOR-it rus brenda“, tregoi Dardan Krasniqi.

Ramush Haradinaj kishte folur ekskluzivisht për rrahjen me ushtarët rusë. Ai konfliktin e filloi për mikun e tij, Komandantin e Zonës së Karadakut z. Ahmet Isufi. Ai tregoi se paraprakisht UNMIK-u ua kishte marrë armët dhe sipas tij fatmirësisht që ndodhi ashtu sepse ishin vrarë aty për aty.

Haradinaj më tutje tregoi se “një rus i madh e kapi nga mbrapa z. Ahmet Isufi, ishte trupmadh dhe me syze të diellit, dhe kur e kapi Ahmet Isufin mua më kcej filmi, pastaj e godita i pari me grusht dhe syzat e diellit ia ngula në fytyrë, dhe me zor e rrëzova atë rusin trupmadh, dy-tri herë e godita deri sa e rrëzova, pastaj kanë ardhur shumë rusë të tjerë dhe me pushkë e gjithcka na kanë goditur dhe njo gjysmë ore na kanë rrahur sa që brinjët nuk na kanë ardhur në veti s’di sa kohë”.

Pastaj Haradinaj tregoi se “mua më morën dhe më dërguan në kampin e tyre në Malishevë dhe ma mbajshin thikën në fytë dhe më thanë kemi me të pre, dhe pasi më dërguan në Malishevë, populli atje u qu në këmbë e rrethuan kampin dhe me anti-tenka filluan të shtëjnë, dhe ata më thanë thuaju atyre të ndalen e unë ju thash nuk i njoh ata”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close