Si të investoni në Bitcoin nga Kosova, përmes bankes

Duke e parë trendin e rritjes së interesimit të qytetarëve për Valuta Digjitale, në mënyrë që mos të keqpërdoren nga njerëz të ndryshem duke bërë blerjë “në dorë”, ne po ua tregojmë një uebfaqe e cila e njehë Kosovën si shtet dhe lejon blerjen e Bitcoin dhe Ethereum përmes kreditë kartelës.

VINI RE: Ne nuk jemi ekspertë financiar, nuk japim rekomandime për kryptovaluta, gjithashtu nuk ju këshillojmë të investoni në kryptovaluta. Ky artikull shërben vetëm për ata që tashmë janë të vendosur të investojmë në krytpovaluta, në mënyrë që mos të jenë pre e mashtrimeve të ndryshme duke humbur edhe ato pakë para që kanë vendosur të investojnë.

Procedurat:

  1. Kyquni në faqen www.coinmama.com
  2. Selektoni REGISTER
  3. Plotësoni:
    – Email adresen tuaj,
    – Emrin dhe Mbiemrin,
    – Jepeni një passëord sipas dëshires (ruajeni qe mos ta harroni),
    – Tek Country selektoni KOSOVO,
    – Selektoni tikun për “I have read and agreed to the terms of use and privacy policy”
    – Selektoni CREATE ACCOUNT
  4. Pasi te selektoni create account, ju vjen ne email konfirmimi ne emailin tuaj. Ju lutem hapeni emailin pastaj klikoni linkun e verifikimit.
  5. Pasi qe te verifikohet emaili juaj, kyquni ne ëebfaqe përmës LOGIN.
  6. Pasi të kyqeni, në anen e majtë të faqes e keni nje kolonë “Verify your account”, selektojeni dhe verifikoni konton tuaj.
  7. Ju duhet te keni te skanuar pasaporten tuaj dhe tua dergoni për verifikim në faqe.
  8. Pasi te verifikohet kontoja e juaj (zakonisht zgjatë 1-2 ditë), ju mund të bëni blerje te Bitcoin ose Ethereum me Kredit Kartela te Kosoves si TEB, Raiffeisen Bank, NLB, BKT etj.
  9. Ju lutem te siguroheni që kartelat tuaja lejojne blerjen online. Nëse nuk jeni të sigurtë, thirreni banken tuaj në telefon dhe pyesni nëse mund të bëni blerje online.

 

Shpresojmë që ky artikull ju ka ndihmuar sado pak rreth mënyres së blerjes së Bitcoin.

Komentoni lajmin...