Shqiponja dy krerëshe në mes të Mauritiusit, kush është biznesmeni tetovar që kalon pushimet luksoze atje! (Foto)

Biznesmeni i njohur nga Tetova ka vendosur që ditët e ftohta të dimrit t’i kalojë duke u relaksuar në La Gaulette të Mauritiusit, një nga ishujt më luksoz dhe më tropikal që gjendet në juglindje të Afrikës.

Nga postimet që shohim në profilin e tij, pamjet flasin të një parajse të vërtetë ndërkohë që vet biznesmeni nuk haron edhe anën patriotike të tij duke treguar që është shqiptarë i vërtetë.

Një bashkim duarsh dhe një shqiponjë me një person me ngjyrë flasin se shqiptarët janë në gjendje të bëjnë gjithçka për të treguar se janë shqiptarë ngado që të sillen nëpër botë duke mos harruar prejardhjen qoftë edhe për disa ditë relaksi.

Një pasion i madh i Lavdrim Beadinit është edhe udhëtimi. Ai shpesh herë ka treguar aventurat e tij për të vizituar të gjithë vendet e botës duke e vulosur këtë radhë mes dy kontinenteve për të parë kulturën e këtij ishulli dhe për të mësuar më shumë për këta njerëz.

Siç duket Mauritius është një parajsë në vete ku gjithçka që sheh në ëndërr mund të shijosh në këtë ishull mes dy kontinenteve. Ëndrra e tij do të vazhdojë edhe në të ardhmen, për të vizituar çdo cep të botës dhe për të parë kulturat, traditat dhe gjithçka çka tjetër të fiseve në këtë botë dhe për të ndarë me gjithë publikun.

Komentoni lajmin...