fbpx
Lajme

Arrestohet djali i Rifat Jasharit


Mesditën e së martës, policia ka arrestuar një person i cili është raportuar nga ish-e dashura e tij se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, raporton Express

Burime të Express brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Fazli Jasharin, djalin e Rifat Jasharit.

Sipas të njëjtave burime, viktima ka raportuar në polici mëngjesin e së martës se ish-i dashuri i ka shkuar në banesën e saj në lagjen “Emshir” në Prishtinë, ku e ka sulmuar fizikisht. 

Viktima A.E., ka deklaruar në polici se i dyshuari ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike ndaj saj.

I dyshuari është arrestuar pasditen e së martës, ndërkaq pas intervistimit nga policia, është dërguar në mbajtje. 

Ndaj tij është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”./GazetaExpress/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close