fbpx
Lajme

“Befasuese, Blerim Latifi është shndërruar në avokat të Qeverisë Kurti”

Ish këshilltari i ish Kryeministrit Hashim Thaçi, njëherësh ish këshilltari i ish Kryetarit të Kuvendit z. Kadri Veseli, duket se e ka përjetuar shumë rëndë humbjen për Kuvend të Republikës së Kosovës. Ai kishte kandiduar në vitin 2019 nga radhët e PDK-së për të zënë një vend në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në debatet televizive ishte shumë i ashpër në qëndrimet e tij në favor të PDK-së.

Por, pas shpalljes së rezultateve trajektorja e mbështetjes dhe kritikës ndryshoi rrënjësisht. Ai akuzoi të tjerët për keqpërdorim të votës së lirë, duke aluduar se i janë vjedhur votat. Nga aty si duket ndryshuan edhe pikëpamjet e tij.

Në aksionin e fundit të policisë ndaj policëve potencialisht të korruptuar ai kishte thënë, parafrazim: se asnjë qeveri më parë nuk e ka luftuar krimin në këtë formë, duke gënjyer sepse pikërisht në kohën e Isa Mustafës ishin arrestuar 59 policë të autostradave, ku shumë prej tyre përfunduan në burg me Aktgjykime përfundimtare dënuese.

Poashtu, ai gjatë debatit të fundit në T7, e arsyetoi edhe Ministren e Jashtme znj. Donika Gërvalla e cila sipash shumëkujt është kryediplomatja më e dobët që ka pasur Kosova ndonjëherë. Të paktën gazetari Vehbi Kajtazi e ka cilësuar si të tillë.

Blerim Latifi duke u zhytur në konspiracione, vazhdon ta mbrojë Qeverinë e ta arsyetojë edhe në statusin e tij të fundit, ku ishin prezantuar matjet e fundit të opinionit publik të zhvilluara nga organizata PIPOS. Sipas matjeve, mbi 50% e qytetarëve po të kishin mundësi do të largoheshin nga Kosova.

Profesor Blerim Latifi, këto matje i cilësoi si matje të shërbimeve të huaja. “Qysh luajnë shërbimet inteligjente armiqësore me ne, sikur maca me miun”.

Në shumë prej statuseve të tij më shumë ka arsyetime për Qeverinë Kurti, se sa për dy ish bashkëpunëtorët e tij të cilët gjenden në Hagë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close