Pse “Slide to unlock” nuk shfaqet çdoherë në iPhone?

Kjo pyetje është bërë qe sa vite nga pronarët e iPhone: Pse nuk mund të ndaloj thirrjet pa hapur telefonin?

Në vend të kësaj opsioni i vetëm që ofrohet është “Slide to unlock”, duke i lënë përdoruesit që të injorojnë thirrjet dhe vetëm të presin derisa të ndalojë thirrja.

Ndonjëherë shfaqet, por shpesh jo, e shumë përdorues kanë raportuar për këtë në rrjetet sociale, duke mos pasur ide pse kjo gjë ndodhë.

Nëse ekranet e iPhone janë të kyçur, shfaqet “shtyje për t’u përgjigjur”, por nëse ai është i hapur, butoni për t’u përgjigjur e për të ndalur thirrjet shfaqet, si në foto më poshtë.

Shumë përdorues nuk dinë si t’i ndalojnë thirrjet, por ekziston një trik për ta bërë atë.

Nëse shtypni butonin që hap e mbyll iPhone, cingërima dhe vibrimi ndalet, por nëse e shtypni atë dy herë atëherë ndaloni thirrjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *