Ndeshja Shkupi vs. Renova, shkëlqen mbrojtësi Bashkim Veliu

Dy ish kampionët e vendit në futboll Shkupi dhe Renova janëë përballur mes vete sot e mërkurë në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, të LPFM-së. Të dyjë këto skuadra duan që të janë sa më afër zonës evropiane e sa më larg zonës e cila do ti detyronte të luajnë balotazh.

Pëllumbat janë me moral të shkëlqyer pas 10 pikëve në pesë javët e fundit, përkundër asaj që Renova ka fituar 8 pikë. Kampioni aktual Shkëndija në terren vendas në përballjen me akademcat do të kërkojë vazhdimin e serisë pozitive.

Në kryeqendër luhen dy ndeshje, Vardari – Pobeda si dhe Makedonija Gj.P – Sileksi. Humbësi në këto takime do të jetë më pran fundit të renditjes, ndërsa Rabotniçki udhëton për në lindje të vendit ku do të përballet me Bellasicën.

Ndërkohë që në këtë ndeshje ka shkëlqyer Bashkim Veliu, një lojtar universal i ekipit të Renovës që luan si mbrojtës i djathtë edhe pse gjithmonë ka tiparet e mesfushorit dhe sulmuesit e në këtë ndeshje ka treguar një përpikmëri të madhe duke u munduar të mbulojë gjithë fushën e për t’i bërë ballë kundërshtarit me gjithë kapacitetin e tij.

“Goli ndaj Shkupit në Çair për festën e Flamurit do mbetet gjithmonë në mendjen time”, ka theksuar kështu pas ndeshjes futbollistike, Veliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *