fbpx
Lajme

Biseda interesante mes plakut dhe Thaçit pas sulmit kundër policisë në 1993 “na morën në qafë shkiet”

Në maj të 1993, filluan sulmet e organizuara guerile kundër forcave serbe, respektivisht kundër policisë e cila vazhdonte të malltretonte shqiptarët në Zonën e Drenicës. Pas aksionit, shumica mendonin se forcat serbe po vriten mes vete për t’i fajsuar shqiptarët, sepse nuk mund ta besonin se ka djem të rinj që ia kthenin pushkën Serbisë.

Pak ditë pas aksionit në Drenas, një plak kishte biseduar me Thaçin duke mos e ditur që ky i fundit ishte pjesëmarrës në Aksionin e Majit në Drenas.

Po ju sjellim historinë e bisedës;

Dy ditës pas zhvillime në Gllogovc në maj të vitit 1993, isha në Prekaz në një mbledhje, pastaj vazhdova për në fshatin Prellovc, fshat afër bjeshkëve të Çiçavicës. Për shkak të sigurisë dhe kontrollit të shtuar nga policia serbe, kësaj radhe nuk vazhdova rrugën për në Gllogovc apo Skënderaj për të ardhur në Prishtinë, por drejtimin për në Vushtrri, nëpër rrugët lokale të Çiçavicës , dhe në momentin kur kam mbërritë në një fshat përbri rrugës Vushtrri-Prishtinë, prisja autobusin e radhës. Aty një plak m’u afrua dhe menjëherë më ofroi: “na morën në qafë shkiet, dojnë me na mbytë të gjithëve, vrahen mesveti e na e lanë neve shqiptarëve“, thoshte Thaçi në një intervistë për Blendi Fevziun në vitin 2000.

Aksionin në Drenas e kishin realizuar Hashim Thaçi, Sami Lushtaku, Ramiz Lladrovci e Jakup Nura. Por propaganda ishte skajshmërisht e madhe atë kohë saqë pakkush guxonte të mendonte se ka shqiptarë që mund t’ia kthenin pushkën Serbisë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close