Miratohet ribalanci i buxhetit për 2018-ën, Elezi: Po ndihmojmë komunat

Me 53 vota për dhe 13 vota kundër pas tre dite debat, u miratuan ndryshimet për ribalancin e buxhetit për vitin 2018-të. Votimit i parapriu përplasje midis opozitës dhe maxhorancës. Opozita akuzoi pushtetin se po vepron në dëm të qytetarëve, nga maxhoranca thanë se si kur më parë buxheti është plot me para për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. 

 “Paralajmëroni rritje të tatimeve, ku e keni këtu këtë rritje, nuk kishit rritje të tatimeve. Po i rritni akcizat. Pse nuk I rritni pensionet, pasiqë jeni plotësisht të paaftë. Pse u vendosni kamata kursimeve, ndërkaq në të njëjtën kohë, ministrat tuaj nuk janë në gjendje që të harxhojnë paratë për investime kapitale. Nga 400 milion euro janë harxhuar vetëm 100 milion euro”, tha Vlladimir Gjorçev, nga VMRO–DPMNE.

“Deri në këtë moment, asnjëherë më shumë para nuk janë mbeldhur në buxhet. Dmth në buxhet ka para. Për momentin Maqedonia është e aftë t’I përgjigjet sfidave financiare të sisitemit financiar, gjegjësisht që ti servisojë të gjitha nevojat të cilat janë esenciale për qytetarët e Maqedonisë dhe nga kjo s’mund të ikim”, tha Tomisllav Tuntev, nga LSDM.

Nga BDI kërkuan që në projeksionet e ardhshme buxhetore të rriten bllok dotacionet për komunat.

“Gjatë projeksionit të buxheteve t’I kushtojnë kujdes të madh rritjes së bllok dotacioneve për faktin se kemi problem me realizimin e programit qeveritar dhe posaçërisht në disa sfera të cilat janë të ndjeshme dhe sfera të cilat jemi larg prej konturave gjegjësisht prej asaj që ne pretendojmë të jemi, dmth të jemi sa më shpejtë pjesë e BE-së”, tha Rexhail Ismaili, nga BDI.

Zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi tha se komunat duhet ndihmuar pasiqë kanë të ardhura të ulëta nga bruto prodhimi vendor në karahasim me komunat europiane.

“Në BE të arrdhurat lokale të GDP-së janë 12%, dmth ne jemi në gjysmë të rrugës. Do të duhet të bëjmë analiza sistemore se si t’u ndihmojmë komunave. Mua më gëzon fakti se me këtë ribalanc, për herë të parë bisedojmë financiarisht ti ndihmojmë komunat. Nuk I arsyetojë ata kryetar komunash të cilët s’kanë punuar si duhet. Këtë do ta hetojnë organet, por kemi punë sistemore që duhet të rregullohen”, tha Shirete Elezi, zv.ministre e Financave.

Ribalanci i buxhetit parashikon rritje të financave për komunat në shlyerjen e borxheve si dhe më shumë para për fondin pensional dhe shëndetësor. Shkurtesa do të ketë në investimet kapitale. Më një dhjetor ndryshimet kushtetuese kalojnë në sallën plenare për debat. Për t’u votuar nevojiten dy të tretat e votave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *