Leo sjell baladën e parë, një zë i mrekullueshëm ngroh zemrat në këtë mes dimër (Video)

Këngëtari nga Tetova Leotrim Zejnullahu i njohur për zërin e tij melankolik dhe për stilin e tij të veçantë ka sjellur këngën e tij me të re “Mos më le”. Kenga është punuar  nga Avni Qahili dhe Ebrar Mazhar,dhe videoklip nga Gem Production.

Leo shprehet gjithashtu për Antpress se do të vazhdojë të qëndrojë më së shumti në stilin  e tij duke kënduar balada por edhe së shpejti do të ketë bashkëpunim me këngatare tjerë në stilet e tjera muzikore.

Leotrimi është i njohur për publikun me pjesmarrjen e tij në X-factor Albania ku arriti një sukses të madh duke u rradhitur  në pjesmarrjen e netëve live  ndër pesë më të mirët. Këto janë hapat e tij të sigurta drejt karierës së tij muzikore.

Komentoni lajmin...