LAJMI I FUNDIT: Florent Hadërgjonaj i bashkohet Kosovës

Tashmë është edhe zyrtare.

Florent Hadërgjonaj do t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e muajit Qershor, shkruan GazetaBlic.

Kështu ka konfirmuar vetë futbollisti në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

Anëtari i Huddersfieldit që nga viti 2017 vazhdon të shkëlqejë në Premier Ligë, derisa pritet të jetë armë e fortë për selektorin Challandes në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ai do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet si mysafir, atë ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *