Ky është Flamur Aljiji ylli shqiptar i kinematografisë botërore

Flamur Aljiji konsiderohet të jetë një nga aktorët shqiptar më të talentuar, nga ata persona me yll ne ballë, që falë shkollimit, punës, por edhe dorës së fatit, ja ka dalë të shkëlqej në botën e kinematografisë. I lindur me 28 nëntor të vitit 1991 në Tetovë, ndërkaq i vendosur më Gjermani që nga vitit 2003, i riu shqiptar e kishte të qartë vizionin e tij jetësor: Ai, dontë të bëhej aktor, për çka edhe studioj në Berlin. Ka përfunduër fakultetin e aktrimit dhe jo rastësisht sot llogaritet të jetë një nga aktorët më premtues të botës së filmit. Aljiji ishte pjesë e film-serialit të njohur gjerman „Gute Zeiten schlechten Zeiten“ në kanalin televiziv “RTL”. Tutje ka marrë pjesë në një tjetër projekt serioz përkrah aktorit të famshëm gjerman Matthias Schëeighöfer. Shqiptari i pashëm e i talentuar, deri tani ka qenë i përfshirë në 22 projekte të ndryshme.

Flamur Aljiji është pjesë e kastit të aktorëve të filmit “Chocolate man”, i nominuar edhe në festivalin prestigjioz “New York Cinematography Awards”. Ai thotë se ky film i ka hapur shumë dyer në botën e kinematografisë. Flamur Aljiji është i ndjekur edhe në faqen e tij në Instagram dhe një nga emrat e shumë kërkuar në google. Kur kërkohet emri i tij, para syve kurreshtarë dalin edhe fotot që aktori i ka realizuar në studion e fotografit të mirënjohur Fadil Berisha, një bashkëpunim shumë i frytshëm ky, pasi ka dal në pah një set fotosh me shumë grind brenda. Flamur Aljiji nuk e fsheh respektin dhe mirënjohjen që ka për Berishen, duke thenë se është njeri i madh që ndihmon shumë. Siç kuptojmë, dyshja do të punojnë sërish së bashku gjatë fundvitit. Mësohet se aktori për momentin është i angazhuar në tri projekte, madje ne vitin 2020 do të jetë pjesë e një filmi që do të xhirohet në Maqedoni dhe Kosovë. Ky do të jetë një film gjermën dhe Aljiji ka thënë që ëndrra e tij ka qenë të luaj një rol në vendin e tij. Siç kuptojmë, ai do të ketë rol protëgonist. Mbajeni në mend këtë emër, pasi Hollivudit po i hapë dyer të për të.

69256193_2102159036757675_580038490125762560_n
69269191_584571902073961_5980880176022552576_n
68530655_508510566581063_5324008088225710080_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *