Kush është supermilioneri 31 vjeçar që po investon në jug të Shqipërisë

Biznesmeni 31 vjeçar nga Kumanova, Daja Liman jeton në Vjenë dhe është ndër sipërmarrësit e ri më të sukseshëm. Aktivitetin e tij e ka të shpërndarë në disa vende të Evropës dhe këto ditë ka qëndruar në Tiranë për të mbyllur projektin e një resorti në jug të Shqipërisë. Ai thotë se shumë shpejt do të bëhet realitet investimi në Borsh, i cili sipas tij kap shifrën e 5 milion eurove. “Në fund të këtij viti do të fillojmë ndërtimin e resortit në Borsh. Është një investim prej 5 milion eurosh. Resorti do të jetë më i madhi në jug të Shqipërisë, ku krahas shërbimeve të hotelerisë do të ketë dhe një qendër të madhe tregtare”.

Limani sqaron se ideja për të investuar në Shqipëri i erdhi katër vite më parë pasi kishte vizituar jugun. “Kisha dëgjuar për bregdetin e jugut por kur e vizitova para katër vitesh e vërtetova që Shqipëria ishte perla e Mesdheut. Aty u interesova, dhe përmes disa miqve arrita të realizoja këtë projekt. Ne kemi një eksperiencë në fushën e hotelerisë në disa vende të Evorpës dhe pasi i kam njohur miqtë e mi me projektin, ata po ashtu janë interesuar të investojnë këtu. Shqipëria ka një bregdet të jashtëzakonshëm dhe duhet sa më parë ta shfrytëzojë margaritarin që i ka bërë dhuratë Zoti”, tha ai. Biznesmeni shprehet se ky resort do të jetë një mundësi për të krijuar vende të reja pune. “Pjesa më e madhe e punonjësve do të jenë vendas, madje do të doja të ishin banorë të zonës”, tregon Limani.

Ky është investimi i tij i parë në Shqipëri, por premton se në të ardhmen do të investojë dhe në sektorin farmaceutik, biznes të cilin, thotë se ka të trashëguar nga i ati.

E pikërisht nga ky biznes familjar por dhe pasuri të trashëguara, ai që preferon ta njohin si Daja Liman, ka vendosur të ecë përpara në gjurmët e babait të tij por larg hijes së tij.

Babai I tij një nga mbështetësit më të mëdhenj, deri në momentet e fundit të jetës së tij, ka qenë përfaqësues I firmës farmaceutike kroate Krska dhe Plives për Lindjen e Mesme. E para përkujdeset sidomos për pacientët të cilët vuajnë nga sëmundje kronike e rrjedhimisht kanë nevojë të vazhdueshme për mjekim dhe monitorim. Një ndjenjë humanizmi që ai duket se e ka trashëguar më së miri.

Ajo që bën përshtypje dhe në një farë mënyre dëshmon atë që vërtet synon të bëjë, është përditshmëria. I gatshëm të lërë bakshish më shumë se ajo që konsumon ai justifikohet: “Është e lodhshme të jesh në shërbim të klientëve dhe jo vetëm fizikisht, dhe ata që e bëjnë mirë punën e tyre pavarësisht pagës së vogël, e meritojnë. Është një lloj stimuli”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *