Kush e meriton një përmendore në mes të Prishtinës, më tepër se Ukshin Hoti?!

KUSH E MERITON NJË PËRMENDORE NË MES TË

PRISHTINËS, MË TEPËR SE UKSHIN HOTI?!

OPINION

Shumë anëtarë të familjes së ngushtë dhe më të gjerë të Ukshin Hotit u likuiduan nga regjimi okupator serb dhe nga forcat e errëta, (numrin e saktë le ta thonë të tjerët, sepse mua më tmerron, siç më tmerron edhe heshtja e shqiptarëve për këto krime), para, gjatë dhe pas Luftës Çlirimtare të Kosovës, mes tyre edhe vetë Ukshin Hoti, një nga figurat më emblematike të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, i cili si rrallë ndonjë intelektual tjetër e filloi hapur këtë betejë çlirimtare që nga viti 1981 dhe pandalur punoi e veproi për këtë IDEAL.

Rexhep Qosja:

“Ukshin Hoti – ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij.”

Ismail Kadare:

“Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir… Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç’partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar kanevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme.”

/Abdullah Mehmeti/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *