fbpx
Lajme

Letra që Adem Demaçi i kishte dërguar Ibrahim Rugovës më 1992: Vëlla Ibrahim

Shkrimtari Shaip Beqiri ka publikuar një mesazh që Adem Demaçi i kishte dërguar Ibrahim Rugovës në vitin 1992.

Demaçi e kishte nisur mesazhin me fjalët ‘Vëlla Ibrahim’ para gati 29 vitesh.

“Vëlla Ibrahim. Shpresoj se besimin që ta dha populli do ta kuptosh drejt dhe se besimit do t’i përgjigjesh me besim.

Dëshiroj fort që të mos lejosh që interesat partiake, grupore e individuale ta dëmtojnë interesin e përgjithshëm; dëshiroj që kurrsesi të mos lejosh që burokratët e dallkaukët e ndryshëm të bëhen mur në mes teje e popullit.

Vështirësitë janë të mëdha, por edhe fuqia e popullit është e madhe. T’u priftë e mbara e Zoti të bekoftë”, kishte shkruar Demaçi në mesazhin për Ibrahim Rugovën në 1992.

NJË MESAZH I DEMAÇIT PËR RUGOVËN

Para gati 29 vjetësh (Nuk e kam gjetur kur më duhej, ndonëse e kam kërkuar disa hera; e gjeta sot kur nuk e kërkoja fare. Le të jetë një shënim i i vogël i 85-vjetorit të Lindjes së Autorit të Madh të këtij mesazhi që shpjegon e sqaron shumëçka, sidomos kokëgdhenjve që ende mendojnë se e bëjnë historinë sipas masës së tyre prej liliputësh!) Sh. B.Vëlla Ibrahim! Shpresoj se besimin që ta dha populli do ta kuptosh drejt dhe se besimit do t’i përgjigjesh me besim. Dëshiroj fort që të mos lejosh që interesat partiake, grupore e individuale ta dëmtojnë interesin e përgjithshëm; dëshiroj që kurrsesi të mos lejosh që burokratët e dallkaukët e ndryshëm të bëhen mur në mes teje e popullit. Vështirësitë janë të mëdha, por edhe fuqia e popullit është e madhe.T’u priftë e mbara e Zoti të bekoftë!Nju Jork, 25 Maj 1992 Adem Demaçi

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close