Kryeministri i Malit të Zi nesër në Kosovë, kjo është agjenda e takimeve

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do të qëndrojë nesër për vizitë në Kosovë. Markoviq pritet që në orën 08:00 të mëngjesit të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

Markoviq më pas do të zhvillojë takime edhe me krerët e shtetit ku do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, ku pas takimit do të mbajnë një konferencë për shtyp, ndërkaq më pas do të takohet edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Kryeministri malazez këtë vizitë do ta zhvillojë në kohën kur liderët politikë janë duke shqyrtuar mundësin e gjetjes së një zgjidhje për Demarkacionin.

Më poshtë agjenda e plotë e vizitës së kryeministrit malazez Dushko Markoviq:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju njoftojmë me aktivitetet e vizitës së Kryeministrit të Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq, në Republikën e Kosovës.

08:00 – Arritja në Terminalin VIP të Aeroportit “Adem Jashari”, pritje nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ambasadori i Republikës së Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

08:30 – 08: 40- Pritje me nderime shtetërore nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj (PAMJE- Ndërtesa e Qeverisë).

08:45 – 09:40- Takimi i dy delegacioneve (Kabineti i Kryeministrit-PAMJE).

09:40 – Konferenca për shtyp (Objekti i Qeverisë, Salla P38).

10:15 –10:45- Pritje e delegacionit nga Mali i Zi te Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. (Vetëm PAMJE).

11:00 – Koktej rasti me kompanitë nga vendi që punojnë me vendet e rajonit në objektin e “Exclusive Group”- Zona Industriale, Prishtinë.

Të gjitha aktivitetet e parapara mund të përcillen vetëm nga mediat e akredituara paraprakisht.

Komentoni lajmin...