Komunës së Zhelinës i përgjysmohen fondet nga Banka Botërore

Komunës së Zhelinës i përgjysmohen fondet nga Banka Botërore. Në këtë situatë të re ndëshkohet Zhelina nga Këshilli Komunal

Gjatë muajit Maj 2017 Banka Botërore nëpërmjet Ministrisë së Financave i miratoi Komunës së Zhelinës 6 projekte prej të cilave 3 në infrastrukturën rrugore ( Grupçin, Novosellë, Zhelinë) dhe 3 projekte të tjera në infrastrukturën shkollore në vlerë totale prej 42 milion denarë.

Për vetëm 3 muaj, këto mjete përgjysmohen në 21 milion denarë dhe si rrjedhojë 3 projektet e parapara në infrastrukturën shkollore ( Shkolla Llërcë, Pallaticë dhe Grupçin) të rradhitura për nga prioriteti si projekte numër 4,5 dhe 6 anuloheshin.

Është për çdo keqardhje që edhe pse mjetet ishin të siguruara gjatë mandatit të Fatmir Izairit, Blerim Sejdiu ia doli të mos mund ti shfrytëzojë ato, por mbetet i pa shpjegueshëm vendimi i Këshillit Komunal për të zhvendos rikonstruimin e rrugës A2 ( ka Bota) në fshatin Zhelinë dhe t’a zëvendësojë atë me rikonstruimin e shkollës së f. Pallaticë.

Ky nuk është asgjë tjetër veç se një veprim hakmarrës, dhe për çudi kryesuesi i Këshillit është i gatshëm të ndëshkojë edhe familjen dhe fisin e vet që banojnë afër asaj rruge vetëm e vetëm të ekzekutojë hakmarrjen e egër të Blerim Sejdiut ndaj atyre që nuk e kanë votuar.
Ja edhe vendimi aktual i kësaj qeverisje lokale ku hiqen tre projekte dhe përgjysmohet vlera e investimit nga 42 milion den (mjete të siguruara nga qeverisja paraprake) në 21 milion den.

Komentoni lajmin...