Komuna e Tetovës dhe rrethina me rrugë të kalueshme e asnjë bllokadë (Foto)

Ashtu siç vazhdojnë të rreshurat e borës vazhdonë dhe pastrimi i rrugëve në gjithë teritorin e komunës së Tetovës bashkë edhe me fshatrat e malësisë së qytetit ku që nga orët e hershme të ditës së djeshme dhe gjatë tërë ditës së sotme është bërë pastrimi i tyre, transmeton Zhurnal.mk

Përskaj lajmeve të ndryshme me tendencë për ‘bllokim’ të malësisë së qytetit, përkundrazi maqineria e angazhuar nga ana e komunës së Tetovës ka tejkaluar të gjitha pengesat dhe deri më tani nuk është lajmëruar asnjë bllokadë qoftë në qytet apo në fshatrat të cilat gravitojnë në këtë komunë.

Fotot e realizuara nga tereni shfaqin maqinerinë e rëndë duke pastruar rrugët.

Komentoni lajmin...