Kjo është Egzona Bugari top modelja shqiptare për këtë vit

Me stil, ecje të sigurtë dhe vetbesim në skenë. Ajo, duket si e lindur për pista të mëdha të modës.

Egzona Bugari është 19 vjeçarja nga Suhareka e lindur dhe e rritur në Gjermani, që ka mahnitur jurinë e “Fol Shqip Top Model 2018”, ku po garonte përkrah vajzave të tjera bukuroshe, të cilat synonin epitetin e top modeles.

Egzona ia doli që të jetë e para dhe kjo falë pamjes së saj të mrekullueshmë, syve ngjyrë oqeani dhe defileve profesionale. Egzona, në pistë ndihej si në shtëpinë e saj.

Ky është vetëm fillimi për Egzona Bugarin, e cila çmimin e madh në “Fol Shqip Top Model 2018”, e konsideron shansë për të ecur më tej në botën e modës.

Bukuroshja thotë se kur është thirrur emri i saj si fituese, ajo ka qenë tejet e emocionuar dhe këtë moment nuk do ta harroj asnjëherë.

“Fol Shqip Top Model” është mbajtur në Luzern të Zvicres, me pjesmarrjen e të rinjëve e të rejave nga Diaspora që synojnë karrierë në fushën e modës.

Komentoni lajmin...