Këto janë detajet e Marrëveshjes me Malin e Zi, Thaçi pasdite i njofton partitë politike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbuluar para gazetarëve Marrëveshjen e përbashkët për Demarkacionin, me presidentin e Mali të Zi

Përmes kësaj deklarate dy presidentët u kanë bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendeve në gushtin e vitit 2015. Këtë marrëveshje e kishte nënshkruar Thaçi si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ai ka thënë se me Filip Vujanoviqin janë pajtuar që të ratifikohet në Kosovë kjo Marrëveshje dhe se me ratifikimin e kësaj do të respektohen parimet për Marrëveshjen e nënshkruar më herët.

“Kjo deklaratë bën thirrje për përmbylljen e kësaj Marrëveshjeje dhe më pas përmes grupeve punuese do të rishikohet kjo”, ka thënë presidenti.

Pastaj, sipas tij, grupet punuese prej dy shteteve do t’i shqyrtojnë çështjet e kontestuara.

Kjo deklaratë e dy presidentëve erdhi pas vizitës dyditëshe të kryeministrit malazez, Dushko Markoviq.

Komentoni lajmin...