Këta kandidatë pritet të jenë në 10-shen e parë të Lëvizjes Vetëvendosje, në garën e 6 tetorit

Tashmë është afruar koha edhe për paraqitjen e kandidatëve për deputetë nga partitë politike.

Secila parti apo koalicion, do të ketë mundësinë e kandidimit të 110 personave për t’u bërë deputetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Njëra ndër to, do të jetë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ani pse partia e Kurtit, ia ka dhënë mundësinë e kandidimit brenda Lëvizjes të secilit person që dëshiron të jetë në garë për ulëse në Kuvend, kjo parti pritet që në listën e kandidatëve t’i ketë njerëzit që kanë marrur më së shumti vota në zgjedhjet e fundit të vitit 2017.

Bartës i listës, pritet të jetë Albin Kurti, teksa menjëherë pas tij, pritet renditja e Glauk Konjufcës dhe Besnik Bislimit – të dy nënkryetarë të Vetëvendosjes.
Albulena Haxhiu, Rexhep Selimi, Fitore Pacolli, Arbërie Nagavci, Liburn Aliu, Xhelal Svecla, Salih Zyba, Ismajl dhe Sami Kurteshi, pritet të jenë ndër kandidatët, që do garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Po ashtu, hapësirë kandiduese në këto zgjedhje, pritet t’u jepen edhe disa të aderuerve të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje.

VV në zgjedhjet e fundit kishte arritur që t’i fitojë 32 deputetë, teksa për këto zgjedhje, është shpallur një kandidaturë brenda Lëvizjes, ku secilin anëtar i saj që dëshiron të kandidojë në këto zgjedhje, mund të aplikojë deri sonte në mesnatë, ku mëpastaj, ata do t’i nënshtrohen votimit të Këshillit të Përgjithshëm.

Zgjedhjet do të mbahen më 6 tetor, teksa, fushata zgjedhore zyrtarisht pritet të fillojë më 25 shtator dhe do të zgjas deri më 4 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *