Insajder: Presidenti dekoron ish-kryeministrin që shpenzoi 20 mijë euro për aeroplan privat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Kosumin i cili kishte kaluar pushime të dyshimta në Turqi ku më pas ishte kthyer me aeroplan privat në të cilat dyshohej se ai udhëtim i kishte kushtuar rreth 20 mijë euro, shkruan Insajderi.

Thaçi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ka dekoruar sot me medaljen e dhjetëvjetorit të Pavarësisë ish-kryeministrin, Kosumi. Ka thënë se ka dekoruar Kosumin për veprimtarinë e tij të shquar të demonstratave të vitit 1981.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë e dekorova ish kryeministrin e Kosovës, veprimtarin e shquar të demonstratave të viti 1981, rektorin e Universitetit ‘Kadri Zeka’ të Gjilanit, Bajram Kosumin.

“Bajram Kosumi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në Konferencën e Rambujesë si dhe në demokratizimin e skenës politike të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Kosumi ishte akuzuar për mitmarrje dhe korrupsion për shkak se kishte përdorur siç kishte pretenduar ai aeroplanin privat të mikut të tij, Ethem Çekut, i cili në atë kohë mbante postin e ministrit.

Shkak për udhëtimin emergjent të tij dhe për ndërprerjen e pushimeve kishte qenë vizita e pa paralajmëruar e ambasadorit, Kai Eide.

Komentoni lajmin...