Haje do m*t, se po kom qef me t’pa” ky e han pa u mendue, Fisi e godet Zybën

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe së fundmi i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili, me ofendime i është kundërpërgjigjur Sali Zybës së VV-së, i cili e paralajmëroi Shpend Ahmetin se do të largohet nga kryetari i Prishtinës dhe se duhet ta zgjedh një vend ku të ikë, si ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Ismaili e ka akuzuar Zybën se ka qenë prej atyre që ka dashur ta shoh Vetëvendosjen të ndarë, sepse sipas tij, i ka penguar që tash të larguarit nga VV-ja kishin më shumë vota se ai.

“I tillë është ky stoka e gjallë, Salih Zyba. Ky stokë që ka marrë vota në 2014 në Lëvizje, qaq sa unë mora sivjet në koalicionin e përçudët, tuj ba fushatë me mace edhe çorape me vija: boll sa me e kqyrë Kuvendin në televizor. Në 2017 me çyyyyykë të zorit hini”, ka shkruar Ismaili në profilin e tij në Facebook.

Tutje ofendimet ndaj Zybës, Ismaili i ka vazhduar duke thënë se Zyba bënë cfarë t’i thotë Kurti.

“Tash, ky stoka, që është kuta ma besnike e Albinit, që me i thanë Albini “Haje do mut, se po kom qef me t’pa” ky e han pa u mendue dy herë, ka qenë një prej akterëve kryesorë që e ka nxitë ndamjen e Lëvizjes. Ky vdiske me na pa neve jashtë, se na urrejke që u votojshim më shumë se ky. Dojke me plasë”, ka shkruar Ismaili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *