fbpx
Lajme

Dëshmitari ‘M’ flet për presion të EULEX-it: Më dërguan në kodër, “a e di me kënd ke punë”

Raportim i para disa vitesh:

Dëshmitari i radhës i mbrojtur ‘M’ ka thënë para Gjykatës se ka qenë në presion nga EULEX-i në vitin 2011 kur e kishte intervistuar prokurori dhe hetuesit e EULEX-it, raporton KTV.

“Unë kam qenë në presion të EULEX-it. Ata kanë ardhë, m’kanë marrë në shpi për me nënshkru deklaratën e m’kanë hyp n’kerr, m’kanë dërgu 15 km larg fshatit Mirushë n’kodër, edhe m’kanë thanë ‘a e din me kon ki ti punë?!’. Unë kom marrë frikë edhe e kom nënshkru, se përndryshe nuk e kisha nënshkrua”, ka thënë dëshmitari i mbrojtur ‘M’ përmes videolinkut.

Ai ka pranuar se ka qenë në Kleçkë për 4 orë, por nuk ka thënë asnjëherë të ketë qenë i burgosur, por se e kishin marrë pasi djali i tij kishte marrë një thes miell në një fshat tjetër në vitin 1999.

Megjithëse kishte thënë gjatë hetimeve se aty kishte parë Nexhmi Krasniqi dhe Shaban Shalën, këtë e ka mohuar kur e ka konfrontuar me deklarata prokurori Mauritzo Salustro. /Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close