Gjon Karrica virgjereshen tani e quan “Kur*ë”

Është Gjon karrica ai që përherë le gojë hapur publikun me projektet e tij që shpesh i tejkalojnë parashikimet, për shkak të temave që prek dhe skenave në videoklipe e në perfomrnaca televizive.

Pas suksesit me “Bombardime”, Gjon Karrica nuk ishte shumë aktiv në tregun e muzikës, ndonëse është parë në intervista të ndryshme dhe duke u përfolur gjithënadej. Këngëtari kontrovers sapo ka lansuar paralajmërimin e hitit të ri. Siç mësohet, kënga e re që po vjen me videoklip titullohet “Kurva” dhe promo e kësaj kënge është lëshuar pikërisht në ditën e të dashuruarve.

Në promo, Karrica thotë se ky projekt shkon në përkrahje të të gjitha femrave, ndërkohë që titulli sjell një kundërthenie të madhe. Ky është Gjon Karrica, që edhe këtë herë le shumë hapsirë për diskutime.

Komentoni lajmin...