Flet politikani i cili i dha zgjidhje demarkacionit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka folur për herë të parë pas arritjes se marrëveshjes për demarkacionin.

Limaj i cili e ka marrë përsipër gjetjen e një zgjidhje për demarkacionin ka thënë se arritja e kësaj marrëveshje zhbllokon rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Kryetari i Nismës qysh nga muaji tetor ka qenë i angazhuar në gjetjen e një zgjedhje për demarkacionin.

Madje, ai këtë propozim ia kishte paraqitur Malit të Zi në vizitën e tij të realizuar në këtë shtet.

Deklarata e plotë e Limajt pas arritjes se marrëveshjes: Pas një përpjekje dhe angazhimi serioz disa mujor në kërkim të gjetjes se një zgjidhje për marrëveshjen e demarkacionit, e cila do të zhbllokonte rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane, më në fund kemi marrëveshje mes dy shteteve tona.

Tanimë deputetët e Kuvendit të Kosovës, e kanë rastin që pa asnjë dilemë të votojnë marrëveshjen e cila respekton interesat e dy vendeve.

Shfrytëzoj rastin të falënderoj Malin e Zi për gatishmërshinë e treguar për të gjetur një zgjidhje e cila nuk lenë asnjë dilemë dhe hije në marrëdhëniet mes dy shteteve tona.

Arritja e kësaj marrëveshje do të thellojë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shumanshëm me shtetin fqinjë, Malin e Zi.

Ftoj, të gjitha Grupet Parlamentare dhe Kryesinë e Kuvendit që urgjentisht të thërrasin seancën për të ratifikuar marrëveshjen për demarkacion.

Ky veprim i Kuvendit të Kosovës do të ishte dhurata më e mirë që mund t’ia ofrojmë qytetarëve të Kosovës në 10 vjetorin e pavarësisë.

Ratifikimi i kësaj marrëveshje përfundimisht i hap rrugë të liberalizimi të vizave dhe konfirmon rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Komentoni lajmin...