Flet Bernadeta Nikollbibaj: Si po përballem me kërcënimet nga ana e producentit të “Miss Grande Kosova”

Ajo duhet të përfaqësojë Republikën e Kosovës në spektaklin e bukurisë ‘Miss Grande’ që pritet të mbahet së shpejti në Myanmar, mirëpo bukuroshja kosovare që jeton në Zvicër, Bernadeta Nikollbibaj ditë më parë është përballur me kërcënime të ndryshme nga producenti i këtij spektakli në Kosovë, i cili e ka kërcënuar atë se do i heq kurorën e bukurisë nëse nuk i paguan atij 20 mijë euro. Këtë e ka bërë të ditur vet Bernadeta në rrjetet sociale ndërkohë që në një intervistë të fundit ajo sqaron të gjitha këto keqkuptime.

Ka mbetur edhe pak kohë që ju do të përfaqësoni Kosovën në spektaklin e bukurisë në Tajlandë, na thuaj si po shkojnë përgaditjet. Kush do kujdeset për veshjet tua, look-un dhe gjitha që do ju duhet atje?

Isha e gatshme të prezantohem gjithnjë me kreacione unike të punuara nga Borë Balaj, ishte duke shkuar gjithçka si duhet deri në momentin kur më vijnë përcënime nga më të ndryshmet se nuk do të shkel në garën botërore të miss-it.
A keni realizuar fotosesione para nisjes, si po shkon promovimi në këtë drejtim?

Përgadita fotosesionet e reja dhe ato me veshje kombëtare, veshje të Rugovës, fotosesionet janë bërë në një muze në Bazel për shkak të pamjes madhështore, aty bëra edhe dida ndryshime me kompaninë Model World Ch që drejtohet nga René Brügger me të cilën edhe kam kontratë bashkëpunimi.

Në ndërkohë që në rrjetet sociale kemi parë kërcënime të shumta nga producenti dhe organizatori i garës ku ju keni fituar kurorën, na thuaj për çfarë bëhet fjalë?

Pa pritur filluan fyerjet e kërcënimet nga producenti i spektaklit të bukurisë duke shpifur mbi mua, u tmerrova sinqerisht të ju them sepse kisha bërë gati gjithë përgaditjet finale.

Ju keni fituar në një garë shumë ta hapur jeni votuar nga juria profesioniste, çfarë kërkon ai nga ju?

Para disa dite kisha afatin e fundit që të dërgoj para përndryshe do më hiqet e drejta e kurorës.

Jeni drejtuar tek organet e rendit dhe drejtësisë në lidhje me këto kërcënime?

Andaj lus organet e drejtësisë dhe mediat shqiptare për drejtësi. Unë kam angazhuar avokatët e mi këtu në Zvicër të cilët janë duke u marrë me të gjithë ngjarjen po argumentojnë të gjitha kërcënimet që më janë bërë dhe njëkohësisht nuk dua që të nëpërkëmbet nderi dhe dinjiteti im si një femër shqiptare.

Komentoni lajmin...