Elezi: 30 komuna përfitojnë përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale që realizohet nga Ministria e financave!

Tridhjetë komuna kanë fituar mekanizëm përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP, e cila realizohet përmes Ministrisë së financave. Bëhet fjalë për dhjetë gërmues të kanaleve në vlerë prej 45.7 milion denarë të cilat janë siguruar si grant mjete nga BE-ja, e me këtë sigurohet përmirësimi i shërbimeve komunale për rreth 300 mijë qytetarë të cilët jetojnë në komuna rurale.

Bëhet fjalë për komunën e Strugës, Dibrës, Qendër Zhupës, Plasnicës, Vevçanit, Kavadarit, Demir Kapisë, Novo Sellës, Kërçovës, Berovës, Kriva Pallankës, Radovishit, Demir Hisarit, Vasilevës, Mak.Brodit, Mavrovë Rostushë, Kratovë, Konçe, Karbinci, Krushevës, Krivogashtanit, Bosilovës, Kratovës, Rankovcit etj”, ka potencuar kështu zëvendësministrja e financave Shiret Elezi.

“Ky mekanizëm do të sjellë përmirësimin e kushteve për jetën e qytetarëve në vendet më të larta si dhe në komunat rurale, do mundësojë realizimin e shërbimeve komunale si pastrimin e rrugëve në kohë dhe kushte të ndryshme, pastrim të kanaleve, rregullimi i shtretërve të lumenjëve, intervenim gjatë vërshimeve si dhe aktivitete të tjera”, kështu vlerëson zëvendësministrja ministrja Elezi.

Ajo theksoi se këto investime pa dallim vlerës së investimit ndikojnë shumë tek qytetarët sepse zgjidhin problem reale për përmirësimin e kushteve të tyre në komunë, projekti që realizon Ministria e financave që përkrahet nga KE dhe BB thotë Elezi, e ka pikërisht këtë qëllim, përmes investimeve në rrugë lokale, ujësjellës, çerdhe e shkolla të përmirësohet jeta e qytetarëve në vend.

Ministria e financave sqaron më tej se realizimi i këtij projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale ka arritur deri në shkallën 80% dhe se momentalisht janë duke u ndërtuar rrugë lokale, çerdhe, renovim të ndërtesave të komunave e shumë projekte tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *