EKSLUZIVE: Thyhet vetura e FERO-s, të pranishëm edhe familjarët e tij gjatë aktit

Para disa muajsh, një ngjarje e pazakont ka ndodhur në një lagje të qytetit të Gjilanit. Burimet e mirë informuara të redaksisë tonë, të cilët njëkohësisht kanë qenë edhe prezent gjatë ngjarjes, tregojnë se gjatë aktit të eskalimit mes disa palëve, në veturën e këngëtarit Fero, nuk ka qenë ai prezent, por aty ishin motra e reperit Fero dhe një djalë tjetër ende i pa identifikuar nga redaksia jonë, por që mësohet se ishte familjar i Feronit Shabanit – reperit Fero.

Dëshmitarët e ngjarjes tregojnë për redaksinë tonë, se ngjarja ka ndodhur në lagjen Arbëria, e njohur ndryshe si Qenarqeshmja.

Disa herë, kanë kaluar familjarët e Fero-s në lagjën Arbëria, me veturën e Feros, me dritaren hapur dhe me zë të lartë të muzikës, duke e provokuar palën tjetër, apo grupacionin e cila njihet si “Ekipa e Zezë” dhe e cila kryesohet nga rep artisti i njohur me emrin Blleki, por që ky i fundit nuk ka qenë prezent dhe nuk e ka nxitur këtë konflikt.

Dëshmitarët tregojnë se në qendër të lagjes, së paku pesë persona nga grupacioni “Ekipa e Zezë” e kanë ndalur veturën, saktësisht tek Xhamia e Lagjes, dhe dhunshëm e kanë thyer veturën e këngëtarit dhe e kanë rrahur edhe personin i cili ishte brenda veturës.

(Foto: Reperi Blleki dhe ekipa e tij)

Akti i dhunshëm është inqizuar edhe nga kamerat e lagjes, tregojnë dëshmitarët e rastit për redaksinë tonë, duke thënë se kamerat e komunës janë të vendosura pikërisht aty ku ka ndodhur ngjarja.

(Kamerat e sigurisë ku ka ndodhur e gjithë ngjarja, foto e dërguar nga dëshmitari)

Për të mos e shfaqur aktin në publik, dhe për të mos e dëmtuar imazhin e këngëtarit, mësohet se familjarët e Fero-s nuk e kanë lajmëruar rastin tek organet policore, por kanë zgjedhur komunikimin verbal me anëtarët e grupit tjetër për t’i dhënë fund konfliktit dhe për ta mbyllur këtë ngjarje.

Redaksia jonë ka provuar të marrë një qëndrim nga menaxheri i këngëtarit, por këta të fundit kanë hezituar t’i përgjigjen pyetjeve tona.

Përderisa në të kaluarën, në qytetin e Gjilanit ekzistonin dy grupacione të mëdha dhe të dhunshme të njohura si E7 dhe Double G, tani Gjilani i ka dy rep artista të tjerë me reputacion të madh si Feron dhe Bllekin. Kjo histori siq mësojnë burimet tona është mbyllur dhe i takon të kaluarës. /epilogu/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *